Subscribe

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg” Bujar Lezës i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë.

 

Sipas prokurorisë, Leza ka siguruar armën dhe biçikleten e vrasësit dhe ka garantuar autorin se do të merrte 30 mijë euro. Leza ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.

 

“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do të fitoja lirinë”, ka deklaruar ai.

Leza ndodhet në burg për dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *