Dusan Vlahovic i Juventusit është sulmuesi më i mirë i Serisë A për sezonin 2023/24.

Qendërsulmuesi bardhezi ka mposhtur konkurrencën e Paulo Dybala (Roma) dhe Rafael Leao (Milan), e do të marrë trofeun në fushë në javën e fundit të kampionatit.

Më i miri nën 23 vjeç është sulmuesi i Bolognas Joshua Zirkzee, portieri më i mirë Michele Di Gregorio i Monzas dhe mbrojtësi më i mirë është Alessandro Bastoni i Interit.

Sa i takon mesfushorit më të mirë, çmimi i takon Calhanoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *