Pas rrëzimit të një avioni trajnues ushtarak afër Zarës, dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten. Për pasojë, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë,  Damir Krsticevic ka dhënë dorëheqjen.

Një tjetër mjet fluturues i ushtrisë kroate u rrëzua gjithashtu në janar, duke u marrë jetën dy pilotëve.

Krsticevic tha në një konferencë për mediat se duhet të mbahet përgjegjësi. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni u rrëzua rreth orës 4 të mëngjesit të enjten gjatë një fluturimi rutinor stërvitjeje. Nuk bëhet ende i ditur shkaku i rrëzimit. Ndërkohë që është formuar një komision investigimi.

Avioni nuk ka pasur probleme dhe thuhet se piloti Marko Novkovic ishte me shumë eksperiencë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *