Subscribe

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji të Jonid Jorgjit është shpallur kandidatura e Shqipërisë për Oscar 2021. Një dramë-komedi, ku ngjarja zhvillohet gjatë një udhëtimi, sjell mesazhet e një rrugëtimi me synime madhështore dhe me pikëpamje groteske.

Në qendër  janë dy kineastë shqiptarë rreth të 60-tave, të cilët kanë marrë rrugëtimin për në festival të Venecias me filmin e tyre. Rolet kryesore vijnë nën interpretimin e aktorëve Vasjan Lami, Kastriot Çaushi, Alisa Huzar dhe Natalia De Maria.

 

JONID JORGJI – REGJISOR

 

“Përzgjedhja e kastit të aktorëve në përgjithësi është e vështire, por unë e kam shkruar vetë skendarin dhe një pjesë të aktorëve une i kam patur në mendje. Dy aktorët kryesor i kishavendosur, por pak më e vështirë ishte gjetja e dy personazheve femra, të cilat ishin të huaja, ku mes gati 700-800 alternativave dy aktoret që u përzgjodhën ishin ato që përngjanin më shumë me karakterin.”

 

Duke trajtuar familjen në të gjitha format e saj, si burimin e frymëzimit për skenarët e filmave, Jonid Jorgji shprehet se ky film është një nga më të rëndësishmit e karrierës së tij.

 

JONID JORGJI – REGJISOR

 

“Mesazhet që kam dashur të jap janë mesazhe që unë doja ti jepja jo me fjalë por përmes vëeprimeve të aktorëve, por patjetër që gjërat që më frymëzojnë si në këtë histori ashtu dhe në projekte të tjera të miat është familja. Familja më ka bërë kurioz gjithomnë, më kuriozojnë marrëdheniet familjare. Në këtë rast ishte marrëshënia e babait me të bijën. Është kjo marrëdhënie që të bënte gjej emocionet, zgënjimet, të qarën dhe të qeshurën.”

 

Në garë për kandidaturë ishin dy filma, “Dy Luanë drejt Venecias” me “Freestyle to Montenegro” nga Ardit Sadiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *