Tre shqiptarë nga Lezha të infektuar me virusin COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në SHBA, Britani e Itali.

Agron Vraja, ish-këshilltar bashkiak në lezhe, humbi jetën mbrëmjen e të dielës në Nju Jork. Ai kishte shkuar për vizitë pak kohë më parë tek i biri, i cili studion aty, ku dhe u infektua me koronavirus.

51-vjeçari nuk mundi dot që ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës pavarësisht përpjekjeve të mjekëve amerikanë.

Ndërkohë, viktima tjetër është Ledi Skuraj. Ai humbi jetën në Angli. Të njëjtin fat tragjik pati dhe Pavlin Nikolla, i cili jetonte në Otali, ku punonte si emigrant.

Lajmi për vdekjen e tre shqiptarëve u njoftuia nga vetë miqtë e tyre të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *