Këshilli bashkiak në Durrës miratoi me shumicë votash buxhetin për vitin 2026, i cili përbëhet nga 22 programe të detajuara.
Buxheti ka vlerën e 68.5 milion dollarë dhe ka një rritje prej 6 përqind më shumë se buxheti actual.
Këshilltarët e djathtë bënë vetëm pyetje në lidhje me shpërndarjen e fondeve si dhe projektin për qendrën historike të qytetit, ku një pjesë e banorëve që preken janë duke e kundërshtuar.
Disa nga proektet që pritet të realizohen gjatë vitit 2026 janë: Ndërtimi i shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, së bashku edhe me sitin për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike, shkolla e re në Bish-Kamëz, kopshti i ri në Manëz, rikonstruksioni i pallatit të sportit “Ramazan Njala”, i shtrirë në dy vite, si dhe rehabilitim i kanalizimeve në zonat ku ndodhin përmbytrje në raste reshjesh.
Në këtë mbledhje u miratua edhe programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, sistemi i taksave dhe tarifave vendore të Durrësit për vitin 2026, si dhe ndihma financiare për disa familjeve të dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut të muajt janar 2025.





