Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ndaloi për të shpjeguar edhe njëherë se pse qëndron kundër Partisë Socialiste.

Duke risjellë edhe njëherë fushatën në prag të zgjedhjeve të 2013-ës, Duka shprehet se ka realizuar një program për Bujqësinë, gjysmën e të cilit e ka realizuar Rama, por pjesën tjetër sipas tij jo.

“Jam munduar, para zgjedhjeve të 2013-ës, të bënim një program për Bujqësinë, të cilin, gjysmën e tij faktikisht e realizoi (kryeministri Rama), gjysmën jo. Ju thoni, pse jeni kundra? Unë jam kundra, sepse nga gjysma e atij program në 2013-ën, gjysmën nuk e realizoi. Kemi 7 vetë që kërkojnë akcizën e naftës për bujqësinë. Ai po e bën sot, në kohën e fushatës elektorale. Për 7 vite kundërshtoi duke thënë se nuk duhet bërë se subvenciononte në mënyrë direkte mallrat. I thamë që të mos bëhet me grante me konkurim, subvencionimi i fermerëve, ashtu e bëri. Ka zyrën e AZHBR-së. Ne kemi thë që të ketë subvencione direkte… ky ka qenë program i bërë nga në!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *