I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i PAA-së, Agron Duka shprehet se në politikë njerëzit i vlerëson sipas fjalës.
I pyetur se nëse ka besim 100% tek lideri i opozitës, z.Lulzim Basha ai tha:
“Unë 100% s’kam besim tek asnjë nga këto që merret me politikë, as tek Basha, as tek Rama, as tek asnjeri tjetër. Por, besoj dhe kjo punë do shihet shumë shpejt, që shkojmë drejt mbylljes së marrëveshjes, sepse ajo pika e parë, që ishte jo pak e rrezikshme ishte që ata që kanë ndenjur nga vite shumë korrekt me Bashën, ai është shprehur që e keni vendin tek listat siç ju takon.”





