Dramë futbollistike në Brazil. Santos, një nga klubet më të mëdha dhe më me emër në futbollin brazilian dhe jo vetëm, ka rënë për herë të parë në historinë e vet 111-vjeçare në serinë B të futbollit në këtë vend. Gjithçka ndodhi në përfundim të humbjes 2 me 1 ndaj Fortalezes në shtëpi.

 

Madje gjithçka u bë edhe më e rëndë po të kemi parasysh se goli i fitores së miqve që rrëzoi Santosin u shënua në minutën e 96. Klubi i emrave legjendë të futbollit brazilian, nga më i madhi Pele e deri te Neymar, e mbylli kampionatin më vetëm 38 pikë, duke u renditur në vendin e katërt nga fundi.

 

Kjo është padiskutim një ngjarje sportive për Brazilin dhe jo vetëm, pasi bëhet fjalë për një ekip shumë të titulluar që e ka fituar mes të tjerash 3 kupa libertadores, 8 kampionate, 2 kupa interkontintetale dhe dhjetëra trofe të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtare. Menjëherë pas disfatës që i çoi në serinë B, tifozët e Santos kanë pushtuar fushën duke u përplasur me policinë, e cila arriti t’i ndalë përpara se të nisnin vandalizmat në Sao Paolo.

 

Qindra mjete, autobusë e dyqane u shkatërruan, shumë persona u plagosën dhe të tjerë u ndaluan për ngjarjet e dhunshme që pasuan rënien dramatike të Santosit një kategori më poshtë. Ndërkohë duke qëndruar në Brazil, në të njëjtën ditë, rivalët e mëdhenj të Palmeiras u shpallen për herë të 12 kampion të vendit, për të cilën u mjaftoi një barazim 1 me 1 kundër Kruzeiros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *