E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dokumenti- Zgjedhjet vendore/ Begaj kërkesë KQZ

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një kërkesë KQZ ku i kërkon informacion se kur është data që është shpallur rezultati për zgjedhjet vendore të 2019-tës.

 

Përmes kësaj kërkese, Begaj kërkon një informacion zyrtar, në mënyrë që të dekretojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, që janë vitin e ardhshëm.

 

Reklamë

“Presidenti i Republikës, në ushtrim të kopetencës së parashikuar në pikën g, të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1, të nenit 10, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, I ndryshuar, do të caktoj me dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

 

Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë, kërkoj vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve  për organet e qeverisjes vendore” të vitit 2019”, thuhet në kërkesën e Begjt Drejtuar KQZ.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë