E premte, 23 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord që nuk e kishte arritur askush më parë

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në futbollin amerikan. Në sfidën mes Inter Miamit dhe Atlanta United, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ylli argjentinas vendosi një tjetër rekord personal dhe të rëndësishëm në MLS.

Argjentinasi u bë lojtari i parë në historinë e MLS-së që kontribuon me të paktën 30 gola në tre sezone radhazi. Në këtë statistikë përfshihen golat dhe asistet, ndërsa këtë sezon argjentinasi ka regjistruar 18 gola dhe 12 asistime.

Reklamë

Në përballjen ndaj Atlanta United, Messi ishte protagonist në të dy golat e Inter Miamit. Fillimisht, ai ekzekutoi një goditje nga këndi dhe shërbeu për Casemiron, i cili realizoi golin e parë të takimit.

Më pas, Messi ishte i përfshirë edhe në aksionin që solli golin e dytë të Inter Miamit, të shënuar nga Luis Suarez.

Reklamë

Edhe pse Messi nuk dha pasimin e fundit për golin e uruguaianit, MLS ia ka atribuar atij asistin. Arsyeja është sistemi statistikor i përdorur në kampionatin amerikan, i cili mund të vlerësojë edhe lojtarin që nis aksionin e golit dhe jo vetëm futbollistin që jep pasimin final.

Barazimi 2-2 ndaj Atlanta United nuk ishte rezultati që kërkonte Inter Miami, por për Messin nata ishte sërish historike. Argjentinasi vazhdon të thyejë rekorde dhe të vendosë standarde të reja në MLS, edhe në fazën e fundit të karrierës së tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë