Ernest Cuni, 57 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka djegur dy automjete dhe lokalin e një 62 vjeçari.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë.

Sipas njoftimit, “janë djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç.”

Pas hetimeve,u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Ernest Cuni, 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *