Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve...

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”,...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por...

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak...

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan e ai...

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë një vizite...

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane, një viktimë...

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në...

Dogji 100 hektarë tokë në Divjakë/ Policia identifikon dhe arreston autorin

9 Gusht 09:19

Policia e Divjakës ka arrestuar 60 vjeçarin Kujtim Tafa, pasi dyshohet se ka djegur qëllimisht 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullishte.

 

Policia njofton se 60 vjeç fillimisht ka djegur barërat e thara, por zjarri i doli jashtë kontrollit dhe flakët u përhapën me shpejtësi. Si pasojë e kësaj janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave.

 

“Divjakë

 

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Biçukas, Divjakë, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të banorëve të fshatit Biçukas, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete të ndryshme rrethanore, për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve, që për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.  

 

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 60 vjeç, banues në Biçukas, Divjakë, në fshatin Biçukas, pasi dyshohet se duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur deri në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, ku për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave.   

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”, njofton policia.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Vendi
Tagged:
Divjakë policia zjarr

Nga e njëjta kategori

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

më shumë...

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës

më shumë...

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edhe në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, sillni draftin

më shumë...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:22

Më trego çfarë kafeje pi, të të...

2:02

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen...

1:03

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon...

12:37

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e...

12:12

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese...

12:09

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama:...

11:57

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet...

11:44

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe...

11:38

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për...

11:33

Tiranë/ Sekuestrohen 1,500 fara kanabisi, vihet në...

11:31

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës...

11:04

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan...

10:54

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

10:54

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë...

10:13

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane,...

9:59

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me...

9:47

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në...

9:12

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus...

9:00

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin...

8:56

Treni i mallrave bie nga ura në...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.