Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pas thirrjeve në sheshe dhe rrugë nga protestuesit, për burgosjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama. Slogani “Rama në burg, Berisha në burg”, është ndër refrenet kryesore të protestës 21-ditore që ka ndezur Tiranën.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se ata që thërrasin për burgosjen e tij, janë ‘opozitë e opozitës’.
Megjithatë tha Berisha ai nuk shqetësohet nga thirrjet në kor, ndërsa shtoi se PD do të mbështesë protestën dhe qytetarët të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: Këta që thërrasin janë opozitë e opozitës. Kjo ndihmon Edi Ramën sepse krahason të pakrahasueshmen, por kjo nuk më ka penguar kurrë që të mbështes me të gjitha potencialet protestën.





