Subscribe

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili përgjatë gjithë fushatës qëndroi ne Dibër, ka vetem nje shpjegim per humbjen e Partisë Demokratike, ne 11 shtator.

“Dy ishin fenomenet qe sollën këtë rezultat; droga dhe paratë e drogës te hedhura per te blere votën.”

Sipas Palokes, opozita kishte nje kandidat shume te mire, beri fushate me program dhe fryma ishte pozitive per Partine Demokratike, por ne fund pati epërsi strategjia e mazhorances ne blerjen e votës se qytetareve dibrane.

“Shpërndaheshin paratë nen mbikëqyrjen e policisë. Shefi i komisariatit, i cili e dinte gjithë Dibra qe ka te paktën 12 dynym te mbjella, ai vete, me kanabis shkonte e shoqëronte makinat e shtabit te rilindjes qe ndante paratë.”

Paloka ka edhe nje shpjegim pse e gjithë PD u përqendrua ne Dibër.

“Ne ishim aty, gjithë Partia Demokratike, deputetet, kryesia e PD dhe vete kryetari i PD vetëm per nje arsye; na kërkuan te ishim ne mbrojtje te votës se tyre dhe ne ishim aty për këtë”.

Sipas Palokes, puna kryesore e opozitës deri ne qershorin e vitit te ardhshëm kur mbahen zgjedhjet parlamentare është vetëm nje qe Dibra te mos përsëritet.

“Sigurisht qe do bëjmë gjithçka. Gjithçka qe kjo te mos ndodhe. Sot është ne rrezik vota e lire, është demokracia. Kush e ndjen qe duhet te reagoje nga qytetaret është koha te reagoje”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *