Këtë të premte ne mesdite nje perfaqesi prej 15 studentesh jane pritur nga rektori i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë Roland Zisi.
Studentet i kane dorezuar rektorit 5 pika ,ndersa kane kerkuar permbushjen e tyre .
Dy pika kane kryefjale protesten disaditore te studenteve te Ismail Qemali dhe pjesemarrjen e tyre ne kete proteste.
Studentet I kane kerkuar rektorirt mospenalizimin me mungesa per oret e pjesemarrjes ne proteste si dhe nje mundesi te dyte per pjesemarrje ne Provimet e pjeshme.
Gjithashtu, ata kane kerkuar ndalimin e diskriminimit nga pedagoget pikerisht per pjesemarrje ne protestat e deritanishme .
Krijimi i senatit studentor dhe zgjedhja e presidentit te ketij senati,mesatarja e pranimit ne Universitet te jete mbi 7 dhe per studentet e infermierise praktikat te behen brenda vlores ,pikat tjera te kerkuara nga studentet ne takimin e kësaj te premteje me Rektorin Zisi .
Mesohet se Rektori premtoi mbledhje urgjente te senatit dhe departamenteve te 4 fakulteteve ,ndersa pergjigja do tu jepet studenteve mengjesin e se henes.