Lasgush Poradeci ka më shumë se 19 mijë dorëshkrime që nuk janë njohur më herët, por që nga sot, ato mund të gjenden në Arkivin e Shtetit.

 

Marie dhe Kostandina Gusho, dy vajzat e Lasgush Poradeci, kanë dhuruar bashkë me shumë dokumente e kujtime të tij, edhe imazhin e poetit të ulur buzë liqenit që thur vargje.

 

Poezitë që e bëjnë Lasgush Poradecin të pavdekshëm janë ato të peizazhit dhe të dashurisë.

 

Këtë e ka theksuar edhe ministrja Kumbaro, e cila ishte e pranishme gjatë dhurimit të arkivit të poetit.

 

Koleksioni i dorëzuar në Arkivin e Shtetit përmban jo vetëm dorëshkrime, certifikata e dekorata të poetit lirik, por edhe pulla poste e kartëmonedha të grisura që Lasgush Poradeci koleksiononte.

Dorëshkrime 19.308 fletë

  1. Shtypshkrime 8.562 fletë
  2. Gazeta 3.662 fletë
  3. Revista  26 copë
  4. Fotografi dhe kartolina 1.606 copë
  5. Ftesa dhe telegrame 315 fletë
  6. Partitura 296 fletë
  7. Harta 14 fletë
  8. Kartëmonedha të grisura 8 copë
  9. Dekorata 11 copë
  10. Certifikata 7 fletë
  11. Pulla poste 12 copë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *