E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Universiteti Shtetëror i Virxhinias u alarmua ditën e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri, ku si pasojë u plagosën 5 persona, sipas policisë universitare.

Mediat e huaja raportojnë se një person u plagos rëndë dhe katër persona të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Reklamë

Kampusi u vu menjëherë në bllokim, i cili u hoq pak më vonë.

Për një kohë të gjatë, autoritetet u bënë thirrje studentëve, punonjësve dhe qytetarëve të shmangnin zonën.

Reklamë

Më parë, universiteti foli për “persona të shumtë” që dyshohet se janë përfshirë në incidentin pranë ambienteve të Quad Annexes.

Nuk janë publikuar ende informacione të mëtejshme rreth rrethanave të sulmit ose identitetit të autorëve. Hetimet janë duke vazhduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë