Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

DETAJET! SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro, të 3 trafikantëve në Durrës

28 Qershor 13:36

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 21 pasurive në qytetin e Durrësit, të dyshuara si të përfituara nga aktivitete kriminale. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe u ekzekutua të premten, më 27 qershor.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë sipërfaqe toke, një ndërtesë, disa apartamente dhe një bodrum, që janë në pronësi të disa personave të hetuar, si dhe të një shoqërie ndërtimi. Vlera totale e këtyre aseteve llogaritet në rreth 12 milionë euro dhe tashmë janë vendosur nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. 10 prej pasurive te sekuestruara janë prona të Elvis Doçit dhe familjarëve te tij, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili i shpëtoi arrestimit dhe ndodhet në arrati. Pasuritë e tjera janë në emër të Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit.

Hetimet janë pjesë e operacionit të përbashkët mes SPAK dhe Drejtorisë së Antimafias Italiane (DIA), të koduar “Ura”, në kuadër të të cilit janë lëshuar gjithsej 52 urdhër-arreste. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një nga grupet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, me bazë në Durrës, që ka operuar që prej vitit 2020.

Operacioni “Ura” u zhvillua në disa shtete të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë dhe Italinë, me mbi 40 aksione sekuestroje: 30 në Itali dhe 10 në Shqipëri. Deri më tani janë sekuestruar 3 milionë euro në para të gatshme, tre restorante në Durrës, një bar-kafe, gjashtë shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

SPAK bën të ditur se vlera e drogës së trafikuar nga kjo organizatë kriminale arrin në rreth 7 milionë euro, ndërsa zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin “Sky ECC” ka qenë çelësi për zbulimin e aktivitetit të grupit, ku janë implikuar edhe zyrtarë të policisë dhe biznesmenë.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.
  2. Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;
  3. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  4. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  5. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
  6. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  7. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  8. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
  9. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  10. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  11. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;
  12. Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  13. Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  14. Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  15. Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  16. Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  17. Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  18. Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;
  19. Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
  20. Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
  21. Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.

Procedimi penal nr.36/2019 është regjistruar për veprat penale:“Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal, janë evidentuar pasuri të cilët dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.

Procedimi pasuror nr. 10/2025 u regjistrua me qëllim verifikimin e pasurive të subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, në total 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal në të dy vendet.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.

Hetimi pasuror lidhur me të gjithë subjektet vazhdon.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
durres Ervin Zeqiri Juxhin Draxhit Pasuri Sekuestrohen visi i pojes

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak një shkendije elektrike

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.