Subscribe

Një festë ditëlindjeje është kthyer në tragjedi, ku dy 17 vjeçare humbën jetën dhe tre adoleshentë të tjerë u plagosën si rrjedhojë e një aksidenti rrugor.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të natës në Bërzhitë, ku pesë të rinjtë teksa ktheheshin nga festa e një ditëlindje kanë humbur kontrollin e automjetit dhe janë përplasur me një pemë pranë një muri rrethues.

 

Denada Tarja dhe Suada Serani, të dyja nga 17 vjeç, humbën jetën nga përplasja.

 

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’ me targa AA044 LN, Francesk Shaba, I cili nuk dipononte leje drejtimi, si dhe dy adoleshentë të tjerë, shtetasit O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT nën kujdesin mjekësor.

 

Shkak I aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *