Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i ka kërkuar llogari ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili, për të cilin u shpreh se është ai që komandon ministren.
Interpelancën e kërkuar për sistemin e burgjeve, Maliqi e nisi me vdekjen e të burgosurit në Peqin, Andon Mëhillaj, ku shtoi se shkak i ngjarjes së rëndë u bë administrata e formuar nga grupi i ashtuquajtur “KÇK”.
“Sot vdiq një i burgosur në Peqin ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë cuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se të burgjet, por tërë administratë është bërë KCK, nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga policia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor. A ka ky drejtori të shkuar kriminale, ca lidhje ka ky me kryeministrin, e ke propozuar ti apo të dhanë urdhër. A ka qenë i liruar si agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë, a ka qenë në ndjekje penale te komisariati 3 për shkak të ngjarjes me Sokol Koçiun? Ty të komandon drejtori i Burgjeve, nuk e komandon ti, pse i ka shkarkuar tërë drejtorët e Lleshit, me nipin e vet, ish sekretari i përgjithshëm, bënte tenderat dhe e hoqi dhe e coi këshilltar pranë vetes kryeministri, se tenderat i firmoste ai”, deklaroi Maliqi.