E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dënohet me katër vite burg gjyqtarja Majlinda Andrea

Për herë të parë Gjykata e Larte dënoi ketë të mërkurë ish-anëtaren e saj, Majlinda Andra me 4 vjet burg. Por dënimi ndaj gjyqtares, do te konvertohet ne 3 vjet shërbim prove. Ndërsa bashkëshorti i Andreas, Odise Andrea, u dënua me nje vit burg e gjashtë muaj burg. Gjithashtu u vendos qe çifti Andrea nuk do të mbajnë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

 

Reklamë

Majlinda Andrea ishte akuzuar nga Prokuroria per korrupsion ne nje çështje pronësie. Gjykata i quajti te vlefshme provat e Prokurorisë, sipas te cilave Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj përfituan 50 mije euro, ne këmbim te dhënies nje familjeje, te nje sipërfaqeje te madhe toke ne Ksamil.

 

Ne fund te seancës, avokati i gjyqtares Andrea theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë qe gjykata dënoi me 1 vite e gjashte muaj burg Petraq Dashin dhe Ilia Cabirin, ndërsa Eleni Lino me 1 vit burg.

Më shumë video

Reklamë