Subscribe

Kryesuesja e delegacionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Urszula Gacek ka pritshmëri se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë me standarde.

Në një konferencë për mediat, Gacek nënvizoi se strukturat e tyre do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim shmangien dhe eleminimin e çdo incidenti që mund të regjistrohet.

Ajo sqaroi më tej se do të publikohen programe paraprake për t’u shpjeguar votuesve se si duhet të votohet.

“Ne duam të marrim çdo informacion të mundshëm, në mënyrë që të japim opinionin tonë. Do të ketë një mënyrë të re votimi, dot ë jetë sfidë për votuesit. Do e shohim nga afër këtë çështje. Do të ketë një program të qartë për të mësuar për votimin dhe se si duhet të votohet. Në fakt është pak herët për të dalë në përfundime, por faleminderit që i ngritët këto shqetësime dhe shpresoj të merren në konsideratë. Unë e thash që në fillim që të gjithë vëzhguesit që kanë shumë eksperiencë në raste të ndryshme do të jenë në terren dhe do të merren me të gjitha problematikat. Zonat e nxehta nuk i dimë ende, por do të jemi të vendosur kudo. Do të përpiqemi të mbulojmë zonat dhe të jemi në gjendje të shohim gjithçka, nuk do të jemi vetëm në Tiranë, por kudo që do të jetë e mundur, edhe unë dua të bëj disa hulumtime në kuadër të kësaj”, tha Gacek.

Delegacioni kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *