Subscribe

Goditja per te dyte here ne Gjykatën Kushtetuese te ligjit te vetingut ka alarmuar edhe Bashkimin Europian. Pas Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ambasadat e vendeve anëtare te BE-se dhe Delegacioni i BE i ka bere thirrje te gjithë autoriteteve t’i përmbahen  angazhimit për zbatimin e reformës së drejtësisë

 

“Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë. BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.”

 

Ky reagim vjen pasi shoqatat e gjyqtareve iu drejtuan kushtetueses per te shfuqizuar disa pjese te ligjit te vetingut. E pavarësisht alarmit e kërkesave per transparence nga gjykata, Kushtetuesja ende nuk ka publikuar datën e shqyrtimit te kësaj padie.

 

Nga ana tjetër duket se mosmarrëveshjet politike per vetingun e gjyqtareve e prokuroreve janë shuar dhe brenda pak ditëve parlamenti pritet te votoje njerëzit te do te skanojnë prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare. Te mërkurën do te mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar per te votuar 7 anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit. Secili prej anëtareve te komisionit do te votoje nje prej 34 kandidateve qe janë ne gare per keto poste dhe votimi do te behet me nje sistem te ri elektronik, qe garanton fshehtësinë e votës. Ndërsa te enjten do te mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar,  i cili do te votoje 12 anëtaret e Komisionit te Posaçëm te Kualifikimit dhe komisioneret publike.

 

Njoftimi i plotë i ambasadave:

 

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe Delegacioni i BE në Tiranë i bëjnë thirrje të gjitha autoriteteve relevante që t’i përmbahen angazhimit të tyre të plotë në zbatimin e Reformës së Drejtësisë, e cila votoi njëzëri në Parlamentin shqiptar pothuajse një vit më parë.

 

“Duhet të fillojë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashihet në legjislacionin që tashmë është shqyrtuar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë,” shkruhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

 

BE kujton se përparimi i besueshëm dhe i prekshëm në të gjitha pesë prioritetet kyçe, zbatimi i Reformës së Drejtësisë dhe në veçanti verifikimi, janë thelbësore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *