Një defekt i madh elektrik ka shkaktuar kaos në Amsterdam gjatë të premtes, ndërsa autoritetet njoftojnë se vetëm një pjesë e problemit është zgjidhur deri më tani.

 

I gjithë qyteti u zhyt në errësirë, ndërsa lëvizja e tramvajeve u paralizua. Disa nga muzetë më të famshëm si ai i “Rijks-Museum” në të cilin ka thesare artistike dhe ai arkeologjik “Allard Pierson”, u detyruan të mbyllen. Kompania furnizimit me energji “Liander”, duke u kërkuar falje qytetarëve tha se defekti nisi rreth orës 11:00 si pasojë e shkëputjes së një kabulli elektrik gjatë gërmimeve qe po bëheshin në jug të kryeqytetit holandez.

 

Kompania njoftoi mbrëmjen e së premtes se vetëm 10 mije shtëpi nga 28 mije gjithsej, mundën të kishin energji gjatë natës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *