Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-themeluesi i PD-së, Arben Meçe teksa fliste për ideologjitë e partive të vogla u kundërshtua nga vetë kreu i PAA-së, Agron Duka.

Duka deklaron se nuk ndjek një ideologji të majtë apo të djathë, por për të është e rëndësishmë të jetë i pastër me njerëzit.

Pjesë nga debati:

Agron Duka: Partia Agrare si parti është më e vjetra, që në kohën e Zogut ka ekzistuar. Përsa I përket bushtit. Është fjala për bosht ideologjik?

Agron Meçe: Bosht, ç’do të thotë?

Agron Duka: Ti ku e sheh boshtin ideologjik? Tek Rama, Meta, Gjiknuri? Ti mendon se ata kanë një ideologji të majtë? Çfarë do iu them njerëzve kur t’ju kërkoj votën. Do ju them se Agron Duka ka qenë 4 vjet ministër, prefekt, deputet në dy mandate. Në qoftë se ndonjë në Shqipëri… të dalë vetëm një dhe të thotë që Agron Duka më ka mbaruar punë sipas ligjeve të shtetit dhe më ka pirë një kafe dhe s’ma ka dhënë, atëherë këtë bosht kam unë.

Kush është ideologjia? Ideologjia është mos me vjedh, me qenë i pastër me njerëzit, me punu me idealizëm jo për interesa personale. Kjo është ideologjia ime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *