Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2023 e fituan dy shkencëtarë që zhvilluan teknologjinë mRNA për krijimin e vaksinave kundër Covid. Bëhet fjalë për profesorët Katalin Kariko dhe Drew Weissman.

 

Teknologjia ishte eksperimentale para pandemisë, por tashmë iu është dhënë miliona njerëzve në mbarë botën. E njëjta teknologji po hulumtohet edhe për sëmundje të tjera, përfshirë kancerin.

 

Komiteti i Çmimit Nobel tha se dy profesorët bënë një punë të shkëlqyer për zhvillimin e vaksinës në kohën kur bota po përjetonte një nga kërcëni met më të mëdha për shëndetin në khët moderne.

 

Gjatë pandemisë Covid, vaksinat Moderna dhe Pfizer/BioNTech bazoheshin të dyja në teknologjinë mRNA.

 

Profesor Kariko dhe Profesor Ëeissman u takuan në fillim të viteve 1990, Universitetin e Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara dhe vazhdojnë të punojnë së bashku deri në ditët e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *