Turqia po fillon gradualisht me zbutjen e masave kufizuese kundër koronavirusit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi gjatë një komunikimi në media se kufizimet e udhëtimit do të hiqen në shtatë qytete: Antalya, Aydın, Erzurum, Hatay, Malatya, Mersin dhe Muğla.

Sallonet e flokëve dhe qendrat tregtare do të rihapen më 11 maj, ndërsa personat mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet të dalin për katër orë në ditë. Ndërkohë, nga 13 maji, fëmijët deri në moshën 14 vjeç do të mund të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 15:00.

Erdogan theksoi mes të tjerash se Fushata e Solidaritetit Kombëtar ka mbledhur donacione në vlerë prej rreth 271 milionë dollarë, para këto të mbledhura për të luftuar pasojat e virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *