Subscribe

Ai është një ndër emrat më të njohur të festivaleve të letërsisë në botë, sepse vetë është një prej realizueseve të tyre. Cludio Pozzani ka rreth tre dekada që realizon Festivalin e Xhenovës, në Itali, një prej më pikave më të rëndësishme të takimit me poezinë. Ka mbledhur rreth tij nobelistë nga e gjithë bota, e po kështu ka një thirrje përmes artit të tij edhe në shqip.

 

“Kjo kopertinë është një mesazh ashtu sikurse poezitë që tanimë janë në shqip. Kjo faqe e grisur, një poezi si kjo duhet mbrojtur. Një armë jo për të shpallur luftë kundër paditurisë, por për ta mbrojtur kulturën. Ndaj jam në tiranë, që kulturën ta mbroj me poezi e meqenëse poezia më shumë shkruhet se sa lexohet, kam vendosur që të vij e ta performoj në Tiranë, për të disatën herë”.

 

Ai e lexon ndryshe poezinë. Ka një formë të tijën, shoqëruar me muzikë.

 

“E dua shumë muzikën dhe kam vënë re që poezitë shijohen dhe priten më mirë kur bëhen bashkë me të. Kam studiuar pak muzikë e kur kam qenë shumë i ri kam pasur një grup rroku, në Italinë e një kohe tjetër, kur ne ishim si ju”.

 

Po çfarë pëlqen Claudio kaq shumë te shqiptarët që rikthehet për të pestën herë këtu?

 

“Shqipëria është si Italia e fëmijërisë sime, ku njerëzit janë më humanë, ku më të varfrit ndihmojnë njëri tjetrin ku ka fqinjësi të mirë e ku fjalët e mira nuk mungojnë. Do të vij me shumë dëshirë në tiranë sa herë që të më jepet mundësia. Këtu ju më kuptoni. Ka shumë publik. Ne të dy po flasim italisht dhe kuptohemi shumë mirë, por kështu ndodh edhe kur performoj në Tiranë, Shkodër, Durrës apo Vlorë, të gjitha vende që i kam vizituar e që nuk kam ndier asnjë problem nisur nga komunikimi”.

 

Performanca e parë e artistit italian ka qene në Institutin Italian të Kulturës. Poezitë e përkthyera nga Mira Tuçi nën titullin “Kjo faqe e grisur” jane lexuar italisht edhe në Shkodër e Durrës, përkatësisht në datat 15, 16, 17 e 18 mars.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *