E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit 5 javor, kurorëzohen fituesit

Sot mbyllet rrugëtimi i edicionit të 23 të  Festivalit të Videoklipit Shqiptar i cili është festivali i vetëm i garës së industrisë kreative  muzikore.

Prej 5 javësh në ekranin e Vizion Plus publiku ka ndjekur e votuar 50 videoklipe në garë për çmimin e madh dhe çmimet e tjera që do të ndahen pikërisht sot nga holli i Pallatit të Kongreseve në një skenografi elegante të ideuar nga Studio Rebus.

Reklamë

Mbremja e kësaj të diele do të ofrojë përveç garës së klipeve dhe shumë surpriza, do të performojnë në skenë 2 zonja të politikës, nga parlamentet respektive të Kosovës e Maqedonisë së Veriut si Edona Llalloshi  dhe Saranda Imeri.

Gjithashtu performon sonte në skenë edhe këngetari i talentuar i gjeneratës së re nga Italia Eden Loren, pjesëmarës në edicionet e Festivalit të Sanremos.

Më shumë video

Reklamë