E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I mbijetoi Luftërave Botërore, protestuesit djegin bashkinë historike në Francë

Protestat masive kundër rritjes së kostos së jetesës në Francë u shoqëruan me dhunë dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 550 mijë persona morën pjesë në protestat në mbarë vendin, prej të cilëve rreth 110 mijë në Paris.

Një nga incidentet më të rënda u regjistrua në qytetin e Limoges, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu bashkinë historike 140-vjeçare, pasi protestues të maskuar dyshohet se i vunë flakën ndërtesës. Autoritetet njoftuan se godina, e inauguruar më 14 korrik 1883, u dëmtua rëndë, ndërsa pamjet filmike treguan shembjen e majës së kullës së saj.

Reklamë

Sipas prefekturës së Haute-Vienne, rreth 2 mijë persona u mblodhën në qytet, ku një pjesë e protestuesve hodhën sende drejt forcave të rendit. Katër policë mbetën të plagosur më rëndë, ndërsa katër automjete policie u shkatërruan. Gjithashtu, u raportua për grabitje të disa bizneseve në qendër të qytetit dhe 19 persona u ndaluan nga policia në rajon.

Në Paris, protestat u shoqëruan me grabitje dhe përplasje, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmat. Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi aktet e dhunës, duke deklaruar se personat përgjegjës për sulmet dhe shkatërrimin e pronës publike do të ndiqen penalisht. Ndërkohë, kryebashkiaku i Limoges, Guillaume Guérin, theksoi se protestat janë një e drejtë, por asnjë pakënaqësi nuk e justifikon shkatërrimin e pronës publike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.