E diel, 18 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Incident i rëndë në Premeir League, futbollisti i Çelsit bie pa ndjenja, largohet me barrelë nga fusha

Ndeshja e sotme mes Çelsit dhe Notingem Forest në Premier Ligë është ndërprerë për më shumë se 10 minuta pas një situate që ka lënë në ankth të gjithë të pranishmit në stadium.

Futbollisti 18-vjeçar Xhesi Derri, debutoi në këtë ndeshjes me blutë dhe ishte një nga më të mirët në fushë deri në momentin e fundit të pjesës së parë, kur pas një dueli ajror ai u përplas me Zak Abot të ekipit kundërshtar. Futbollisti i londinezëve ra menjëherë pa ndjenja në tokë pas goditjes në kokë dhe në fushë hyri stafi mjekësor.

Lojtari ishte në situatë të rënduar pas kësaj përplasje dhe u desh të largohej me barrelë dhe me një maskë oksigjeni drejt dhomave të zhveshjeve. Më pas, në pushimin e ndeshjes, një ambulancë e mori atë nga “Stamford Bridge” për ta dërguar në një nga spitalet e Londrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë