Manchester City e fitoi 5-1 përballjen me Huddersfield të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Federatës së Anglisë dhe duket se Kun Aguero është rikthyer në formë të mirë. Në fakt argjentinasi shënoi dy herë në këtë sfidë dhe kontribuuoi edhe me një asist, cka dukshëm e kënaqi pa-masë trajnerin Pep Guardiola.

 

Vetë spanjolli u shpreh pas kualifikimit se sipas tij, kjo ishte ndeshja më e bukur që 28-vjecari ka diskutuar për këtë sezon. “Ishte përformanca më e mirë që kam parë që kur kam ardhur këtu. Ai u tregua i qartë me kontrollin, vizionin dhe konkretizimin përpara portës. S’humbi asnjë zotërim, përkundrazi shënoi dy herë dhe asistoi edhe shokët e skuadrës. Kur luan në të tillë mënyrë, Aguero është i pandalshëm” – tha Guardiola.

 

City në fakt iu desht ta përmbysë rezultatin, pasi fillimisht Bunn pati shënuar për miqtë. Sane, Aguero dhe Zabaleta i kthyen shifrat në 3-1 për City-in. Në pjesën e dytë sërish argjentinasi u shfaq këmbëngulës në zonë duke shënuar edhe një gol. Ai u zëvendësua më pas nga Ihenacho, i cili gjithashtu shënoi duke i cuar shifrat në 5-1.

 

Kjo performancë e Agueros, që merr lëvdatat e Guardiolës, vjen në një moment kur Manchester City-i i pati dhënë më shumë besim brazilianit Gabriel Jesus duke nxitur edhe psekulimet për një largim të mundshëm. Ish-talenti i Palmeirasit shënoi 3 gola përpara se të lëndohej në ligamente, duke i dhënë sërish hapësira Agueros, i cili duket se po i shfrytëzon tërësisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *