E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë