Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump:...

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të...

Vijon lufta me flakët në malin e Cerujës, vatra...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe...

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative:...

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët raportojnë të...

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e administratës duhet...

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

16 Korrik 21:55

Protesta e qytetarëve kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë ishte tema e kësaj të enjteje në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

I ftuar në emision, gazetari Arbër Hitaj vlerësoi pjesëmarrjen qytetare, por kritikoi përplasjet me policinë.

Sipas tij, protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit, por më pas u shndërrua në një revoltë më të gjerë kundër keqqeverisjes dhe problemeve sociale që, sipas tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Pjesë nga biseda:

Hitaj: Ka qenë një protestë shumë e mirë. Përplasja me policinë nuk ishte një pamje e bukur. Ata që shkuan drejt këtij akti nuk kanë bërë mirë.

Çepani: Janë individë. Pse e ktheni protestën kështu? Këtu është një grup që s’ka organizim, s’mund ta identifikosh protestën me këta individë.

Hitaj: Të ngrihet një vend, të mbushë sheshin për një çështje, për flamingon, se në fillim për këtë u ngritëm, është diçka shumë e bukur. Pastaj kaluan te pjesa e keqqeverisjes. Unë jam dakord që ka pasur zhvillim, por s’ka aq zhvillim sa është premtuar. Në këtë vend, ai që është i pasur pasurohet më shumë dhe ai që është i varfër varfërohet më shumë. Shqipëria është një vend i pabarabartë. Ata njerëz që janë në shesh janë njerëz që s’po marrin dot të drejtat e tyre. Këto janë problemet që njerëzit i irritojnë. Arsimi, shëndetësia… Pse s’i ke zgjidhur në katër mandate? Në 13 vitet që Rama ka qeverisur, janë sa për dy presidentë amerikanë dhe të mos zgjidhen dot disa probleme?  Njerëzit thonë: “Ai i forti e merr pronën, unë që e kam timen s’e marr dot.” Çiftet e reja s’po blejnë dot një apartament. I jep ti llogari votuesit, jo të sulmoi kryeministri qytetarët.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
hitaj Protesta Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump: Kjo është arsyeja pse luftojmë sot, luftojmë për të fituar

më shumë...

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit kthehet në shtëpi!

më shumë...

Vijon lufta me flakët në malin e Cerujës, vatra e zjarrit drejt izolimit

më shumë...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

5:52

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në...

5:44

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori...

5:41

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit...

5:33

Vijon lufta me flakët në malin e...

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

4:30

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa...

4:16

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e...

3:56

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të...

3:52

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët...

3:41

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e...

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.