Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë në doganat...

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë sallën në...

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për terrorizëm

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë, numri i...

Krim brutal në Tajlandë, 17-vjeçarja gjendet e vdekur në...

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta krijojnë probleme...

Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re”...

Berisha: Rama i urren të rinjtë. Kreu i PD...

Cilat janë prioritetet e presidencës portugeze të BE?

3 Janar 23:40

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar: Para fillimit të presidencës së BE në janar, u kaluan në Bruksel si buxheti i BE edhe marrëveshja e Brexit. Kështu shteti i vogël në cepin më perëndimor të Europës, do të mund të përqëndrohet në vitin e ardhshëm tek ajo që ishte në plan: Përgatitja e Europës për të përballuar më mirë krizat, dhe bërjen e Europës më të gjelbër, më digjitale dhe sociale. Krahas kësaj kërkohet të forcohet roli i BE në arenën politike botërore.

“Ne shpresojmë që të fillojmë shpejt si me aktivizimin e buxhetit të ri ashtu edhe me ndihmat në pandeminë e Coronës”, u shpreh ministri i Jashtëm Santos Silva. Jo pa interes vetjak. Portugalia ka nevojë urgjente për pjesën e saj në paketën 750 miliardëshe të ndihmës ashtu si edhe vende të tjera. Rreth 26 miliardë për kufizimin e dëmeve të pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë do duhet të shkojnë në Portugali.

Zbutja e dëmeve të Coronës – gjetja e kompromiseve

Fonde, që qeveria socialiste e pakicës në Portugali i ka shumë të nevojshme për të vazhduar kursin socialdemokrat të përmirësimeve sociale. Në Portugali pandemia e Coronës ka shkaktuar një papunësi rreth 9%, borxhet shtetërore janë rritur në 131% të prodhimit të brendshëm bruto, turizmi është bllokuar, një degë e rëndësishme e ekonomisë me vetëm 14% të PBB vitin 2019.

Për Portugalinë është e rëndësishme të krijojë një imazh pozitiv gjatë presidencës së saj. “Si të gjitha vendet e vogla të BE, edhe Portugalia do ta përdorë gjashtëmujorin e presidencës të paraqitet sa më mirë dhe të tërheqë vëmendjen për vendin”, shprehet politologia Mónica Dias nga Universiteti Katolik në Lisbonë. Shanset për këtë nuk janë aq keq, në fund të fundit vendeve të vogla të BE u duhet ta kompensojnë peshën e vogël politike me shumë diplomaci në bisedime.

Sipas Dias, përshtatur me traditën politike portugeze të kërkimit e gjetjes të kompromiseve, kjo mund të kthehet në avantazh për një pikërëndesë tjetër të presidencës së vendit. Thellimin e Europës sociale dhe solidare. “Pa një Europë më sociale, nuk do të jetë e mundur një Europë më ekologjike dhe të ecet përpara me digjitalizimin”, thekson Mónica Dias

Plane për zgjerimin e marrëdhënieve me Indinë

Këtu duhet përmendur edhe një highlight tjetër në politikën e jashtme, të planifikuar gjatë presidencës portugeze – një samit me Indinë. “Për të krijuar një balancim gjeopolitik është e rëndësishme që të zgjerojmë lidhjet politike dhe ekonomike me Indinë”, shprehet ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva.

“Ne nuk duhet të lemë jashtë vëmendjes demokracinë më të madhe të botes”, sipas Silvas. Kjo ka rëndësi në mënyrë që BE të krijojë tregje të reja, thekson edhe politologia Mónica Dias. Nëse samiti i planifikuar më 8 maj në Lisbonë do të jetë një takim virtual apo me prezencë nuk dihet ende për shkak të pandemisë.

E sigurtë është që Portugalia ka shanse të mira për një samit të suksesshëm: ky vend ka qenë deri në vitet 60-të fuqi koloniale në shtetin federal të Indisë, Goa. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, kryeministrit portugez, Costa, familja e të cilit vjen nga Goa, i është dhënë edhe nënshtetësia e nderit të Indisë./Burimi: DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Europa Portugali Presidenca e BE

Nga e njëjta kategori

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

më shumë...

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë sallën në arenë boksi (VIDEO)

më shumë...

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për terrorizëm

më shumë...

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

4:31

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë...

4:22

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për...

4:12

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

3:59

Temperatura deri në 39 gradë celcius! Ja...

3:42

Aksident në rrugën drejt Orikumit, lëndohet drejtuesi...

3:23

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë,...

3:09

Krim brutal në Tajlandë, 17-vjeçarja gjendet e...

2:58

A është më mirë ta lëmë kondicionerin...

2:40

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta...

2:33

Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria...

2:29

Berisha: Rama i urren të rinjtë. Kreu...

2:08

Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të...

1:54

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë...

1:27

Protesta/ Procedohen penalisht 15 persona për bllokimin...

12:13

Rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran, palët shkëmbejnë sulme, pas...

12:01

Hetimi për helmimin e studentëve, sekuestrohen dokumentet...

11:54

Nis shfarosja e mushkonjave “Tigër”, aksion dezinsektimi...

10:53

E rëndë në Itali, shoku i futet...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • “Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.