E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Çfarë po ndodh me Bayern?!

Befasi ne “Alianz Arena”. Bayern Munih zhgënjeu edhe njëherë teksa nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 me Volsfburgun ne javën e 6 te bundesliges gjermane. Ajo qe e bën zhgënjyes kete rezultat është fakti se skuadra e Ancelotit nuk arriti te administronte rezultatin 2-0 qe ne pjesën e pare.

 

Bavarezet zhbllokuan shifrat ne minutën e 33 me Levandovski nga pika e bardhe, ndërsa 3 minuta nga fundi i kësaj pjese Arjen Roben dyfishoi shifrat. Atëherë kur dukej gjithçka e lehte per te zotet e shtëpisë, ishte Arnold ne minutën e 56, i ndihmuar edhe nga portieri vendas Ulrih qe shënoi per Volfsburg.

 

Reklamë

Ne minutën e 83 “ujqerit” surprizuan kur Didavi ktheu gjithçka ne baraspeshe, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë