Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren, ku mbetën viktima Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, G.Mujeci 32 vjeç.
Nasufi deklaroi se është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që po punon për sigurimin e të gjitha provave nga vendi i ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjeve.
Lexo edhe :
Nasufi: Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë, në zonën e fshatit Balldren. Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.






