E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Territoriale/ Klosi: Nuk është elektorale, ja pse u bë e nevojshme rishikimi i hartës së bashkive

“Rama shkrin bashkitë, opozita proteston”! Është kjo tema e kësaj të enjte në studion e emisionit “Të paekzpozuarit” në Vizion Plus nën moderimin e Ylli Rakipit.

I ftuar në studio, Blendi Klosi, sekretar i përgjithshëm në PS, argumentoi se reforma nuk është elektorale, pasi sistemi i votimit bazohet në rajone dhe jo në ndarjen administrative të bashkive.

Reklamë

Klosi u ndal edhe te reforma e vitit 2014, duke deklaruar se mungesa e konsensusit me opozitën bëri që Shqipëria të mbetej me 61 bashki.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Pse u pa e nevojshme një reformë territoriale?

Klosi: E para, nuk është një reformë elektorale. E kemi sistemin e votimit rajonal proporcional. Lista e deputetëve del nga rajonet dhe jo nga bashkitë. Nuk kemi asnjë ndryshim. Nuk kemi transformim të votave nga një qark në një qark tjetër. Pse ndodhi dhe a ishte e suksesshme reforma e 2014? Ishte një nga kryereformat që kemi ndërmarrë. Shumë e rëndësishme për ekononinë. Në 2014 propozuam numër më të vogël bashkish, nga komisioni i drejtuar nga Fino, por nuk patëm votë të plotë në parlament. Është për tu diskutuar pasi z. Zogaj tha se nuk kemi patur konsulta, por janë bërë në të gjithë qarqet. Janë pyetur të 61 bashkitë dhe konsultimi ka qenë i plotë. Në rast se PD do të kishte dakordësi dhe do të ulej në tryezë, do të bënte marrëveshje për territorialen, do të bënim një gjë shumë të mirë për vendin. Ajo që duhej bërë që në 2014 ishte një numër më i reduktuar bashkish. Të kishim atë që kërkon PD.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.