Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike, pasi është e ndaluar me ligj.

 

Konkretisht, për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim, KQZ kërkon heqjen e një materiali propagandistik nga fasada e godinës së Universitetin Politeknik të Tiranës.

 

“Në zbatim të dispozitave ligjore dhe në respektim të rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit “Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim” nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë”, shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *