Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënim me burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite burg për Julian Meçen, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.
Pretenca u lexua në gjykatë në mungesë të të pandehurve nga prokurori Adnan Xholi.
Sipas kërkesës së prokurorisë, Dervishaj duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Meçe, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Dervishajt me 35 vite heqje lirie, për ngjarjen e rëndë të ndodhur pesë vite më parë.
Te mbikalimi i Shkozetit, me 1 nëntor të 2019 humbi jetën shoferi i ish-prokurorit të Durrësit, Andi Maloku.
Ndërsa Ndoja mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut./vizionplus.tv





