E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa balistike dhe tre dronë, raportohet për tre të plagosur

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet anti-raketore të vendit kanë kapur dy raketa balistike dhe tre dronë të nisur nga Irani.

Si pasojë e këtyre sulmeve, tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Reklamë

Gjithashtu, Ministria njoftoi se që nga fillimi i sulmeve nga Teherani, sistemet mbrojtëse të vendit kanë arritur të ndalojnë gjithsej 551 raketa balistike, 29 raketa lundrimi dhe 2,263 dronë. Ndërkohë, një video që qarkullon në mediat sociale tregon tym pranë aeroportit të Dubait.

Deri më tani, qeveria iraniane nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë