Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Studioja e “Të Paekspozuarit” ka shpërthyer në debat të fortë mes të ftuarve mbrëmjen e kësaj të hëne.
Analisti Ilir Demalia ka akuzuar median se po i hedh benzinë zjarrit. Sipas tij, pas protestave qëndrojnë ekstremistët islamikë dhe ANTIFA.
Ndërkohë, analisti Ermir Gjinishi, me ironi, ka thënë: “Rroftë Edi Rama”.
Sherri mes dy analistëve vijoi edhe më tej, duke ngritur zërin në studio.
Pjesë nga biseda:
Demalia: Ju nuk jeni burra. Në botë është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem.
Gjinishi: Rroftë Edi Rama.
Demalia: Ju e keni zaptuar politikën bashkë me Edi Ramën.
Gjinishi: Ule zërin, nuk po flet në kafe. Nuk jemi në kafe këtu. Mua mos ma drejto gishtin.
Demalia: E kam me të gjitha mediat.
Gjinishi: Do të pushosh apo jo? Pusho!
Tela: Gazetarët e terrenit janë më të persekutuarit, ata janë pasqyra.
Gjinishi: Ka ardhur koha të themi të vërtetat siç janë. Dhuna dënohet në të gjitha rastet. Qeveria, ndryshe nga ty, nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.
Demalia: Kush s’e ka dënuar? Drejtori i Policisë po.
Gjinishi: Unë s’të ndërpreva.
Demalia: Vazhdoni, rreni!
Gjinishi: Kush rren, mo?




