E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ofrojnë asistencë falas për protestuesit e arrestuar, avokatët: Na ka vënë në dispozicion PD, ja si funksionojmë

Personat që janë arrestuar gjatë protestave përgjatë kësaj jave, janë përfaqësuar nga disa avokatë, që kanë ofruar asistencë ligjore falas.

Eda Grimci dhe Franc Nuri, jaë dy prej tyre, të cilët tregojnë mënyrën se si funksionojnë dhe koordinohen me njëri-tjetrin.

Reklamë

Nuri, në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën e ka cilësuar këtë angazhim si një moment historik, ndërsa shton se ata janë vënë në dispozicion nga PD për mbrojtjen e protestuesve.

“Ne jemi pjesë e grupit të avokatëve të vënë në dispozicion nga PD dhe ofrojmë asistencën tonë falas për të rinjtë e të miturit, që janë gjendur me këto situata. Kemi lënë ccdo gjë mënjanë vetëm për këtë kauzë. Ky është një moment historik. E bëjmë vullnetarisht dhe me pasion. Koordinohemi me njëri-tjetrin për të ndjekur edhe ccështjet nga komisariatet, për të shkuar në kohë reale dhe për ti asistuar në aspektin ligjor dhe njerëzor. Ne jemi ura lidhëse mes personit që është brenda dhe familjarëve që janë jashtë. E shtuna dhe e diela ka qenë e ngarkuar, sepse ka pasur më shumë persona që dolën për masë”, tha avokati Franc Nuri.

Reklamë

Avokatja Eda Grimci tha se brenda 1 jave, ata kanë asistuar mbi 360 raste.

“Kjo procedurë ndiqet prej vitesh në PD. Jemi funksionarë në PD dhe kemi formuar një ekip. PD e ka vënë në dispozicion për të arrestuarit në protestë. Na vjen njoftimi që nisën arrestimet, dhe shpërndahemi nëpër komisariate. Brenda një jave kemi pasur 360 raste. Sot u liruam të gjithë, edhe pse u kërkua “arrest shtëpie”. Bëhen arrestime pa masë, dhe në komisariat vijohet me procedurat”, tha Grimci.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.