E martë, 20 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz në orët në vijim

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, tha sot në Romë se pret që Irani të paraqesë një propozim serioz për armëpushim në orët në vijim.

Pasi bisedoi me kryeministrin italian Giorgio Meloni dhe ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, Rubio tha se “priten zhvillime konkrete në orët në vijim”, duke theksuar se Irani, siç deklaroi ai, është i ndarë, por se shpreson për një ofertë serioze.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, pres zhvillime në orët në vijim”, tha Rubio në një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Romë, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA

Vazhdo të lexosh

Reklamë