E martë, 20 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandë, që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar këtë të premte.

31 vjeçari K.V. është transportuar drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi rezultonte i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Reklamë

Gjatë qëndrimit në spital, ai është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorë për mjekim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë