Konflikt mes katër personave në Gjirokastër, një i lënduar me thikë

Një konflikt mes katër personave në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 43-vjeçari me thikë.
Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku, pas një sherri për motive të dobëta, një 20-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka dëmtuar 43-vjeçarin.
I riu është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Gjirokastrës. Sipas policisë, 43-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin e plagosur dhe një person tjetër të përfshirë në konflikt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.




