Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Kallas kritikon procesin e paqes për Ukrainën: Po kërkohen...

Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

12 të vrarë nga bombardimet në Liban

JD Vance takim me kryeministrin e Katarit, në fokus...

Lufta në Lindjen e Mesme, avionët amerikanë godasin dy...

Sulmi ndaj cisternës në Hormuz, rrëfimi dramatik i marinarit:...

Greqia godet rrjetin e abuzimit dhe pornografisë me fëmijë,...

KE mbyll hetimet, lirohet nga akzuat për spiunazh Oliver...

Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt...

Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner...

Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt u përfshinë gjashtë persona, ja si ndodhi ngjarja

8 Maj 17:01

Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Çela  tha se Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla janë personat e përfshirë në sherrit ku mbeti i vrarë pronari i karburantit.

Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i policisë Elidon Çela:  Jam sot këtu për t’ju informuar ju dhe nëpërmjet jush opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore të kryera nga specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, si dhe specialistët e krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur në orën 21:30 të ditës së djeshme, datë 7 maj 2026

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R.I., ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes, si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes. Gjithashtu, vetëm pak momente më parë, është bërë e mundur shoqërimi i shtetasit të plagosur K.V., i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim, ky shtetas do t’i nënshtrohet procedurave penale

Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit L.T., I.C., E.M., K.V., M.A. dhe E.SH. kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodhej shtetasi T.M., i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm, duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta. Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R.I. ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt. Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L.T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R.I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H.I., ka larguar nga vendngjarja dhe ka fshehur armën e zjarrit automatik së bashku me një krehër me fishekë, të cilët më pas u gjetën nga strukturat e policisë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip Audi, fishekë dhe gëzhoja të kalibreve të ndryshme, dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë thellimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në fshatin Ivicë, u gjet i braktisur automjeti me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L.T. Po ashtu, në lagjen 1 Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip Audi, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

L.T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

I.C. (40 vjeç), E.M. (19 vjeç), K.V. (31 vjeç), M.A. (22 vjeç) dhe E.SH. (21 vjeç), për veprat penale “Kanosje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi H.I., 60 vjeç, vëllai i viktimës

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si dhe kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për çdo informacion të mundshëm. Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit e sigurisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
elidon cela pronar i karburantit Vizion Plus vrasje

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

më shumë...

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e kufizimeve për gjuetinë në liqen

më shumë...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

më shumë...

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall në kërkim pronaren e kompanisë Alma Tafani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:11

Kallas kritikon procesin e paqes për Ukrainën:...

6:02

Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

6:02

12 të vrarë nga bombardimet në Liban

5:55

JD Vance takim me kryeministrin e Katarit,...

5:44

Lufta në Lindjen e Mesme, avionët amerikanë...

5:43

Sulmi ndaj cisternës në Hormuz, rrëfimi dramatik...

5:35

Greqia godet rrjetin e abuzimit dhe pornografisë...

5:18

KE mbyll hetimet, lirohet nga akzuat për...

5:03

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

5:01

Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare:...

4:52

Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin...

4:36

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një...

4:21

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një...

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Ekzekutimi i 66-vjeçarit në Sarandë, i plagosur mbeti edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.