Thuhet se një grindje ka patur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit Harry. Princi Harry bëri një udhëtim 5500 milje nga shtëpia e tij në Los Anxhelos, Kaliforni, për të vizituar babanë e tij, 75 vjeç, i cili së fundmi u konfirmua se ishte diagnostikuar me kancer pasi u trajtua për një prostatë të zmadhuar.

Megjithatë, vizita e tij ishte e shkurtër pasi Mbretëresha dyshohet se urdhëroi Harry-n të largohej pas vetëm 30 minutash dhe me sa duket i tha atij që të mos kthehej kurrë, sipas RadarOnline.

“Madhështia e saj ishte e zemëruar që Harry fluturoi nga shtëpia e tij e bukur në Kaliforni pa marrë miratimin e pallatit” tha një oborrtar për National Enquirer.

Thuhet se Harry kërkoi që Camilla të largohej nga dhoma ndërsa ata flisnin. Kjo nuk i pëlqeu njerkës së tij, e cila u martua me Charles në 2005.

“Më kanë thënë Camilla ishte e indinjuar”, vazhdoi oborrtari.

“Camilla i ka kaluar të gjitha situatat pa grindje në të kaluarën, por përdorimi i kancerit të burrit të saj si një marifet për tu dukur ‘djali i dashur’ ishte pika e fundit. Pas bashkimit babë-bir, dëgjoj që ajo i tha Harrit se ai është një turp për babain e tij, familjen dhe monarkinë!”
/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *