Subscribe

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj priti në një takim në Tiranë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

 

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh dhe problematikash që hasin shqiptarët e serbisë.

 

GENT CAKAJ

MINISTER NE DETYRE PER PUNET E JASHTME

Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe nje sulm mbi demokracine ne pergjithesi. njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simbolebe kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por eshe kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetjen e Shqipërisë për fuqizimin e zërit të tyre dhe për përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi.

 

SHAIP KAMBERI

KRYETAR I KOMUNES BUJANOC

Kemi nenshkruar me serbine tre marreveshje, por fuqia jone politike eshte e pamjaftueshme . Ministri cakaj te bashkerendoje veprimet tona me shtetin shqiptar , kerkesa eshte e njohur per perfshirje ne dialogun kosove serbi

Në takim u ra dakord të hartohet një plan veprimi ndërkohë që cakaj njoftoi se do të vizitojë shumë shpejt Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *